• e martë, 26 nëntor 2024

Ministrja Trençevska për vizitë pune në Turqi

Ministrja Trençevska për vizitë pune në Turqi

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska sot në mëngjes ka udhëtuar për në Izmir të Turqisë. Në delegacionin e ministrisë janë edhe përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, zëvendësministri i Kulturës Daim Luçi, kryetari i Komunës së Çashkës Goran Stojanovski dhe përfaqësues të Komunës së Çashkës.

Siç informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska me ftesë të kryetarit të Komunës së Karshiakës Xhemil Tugaj, kryetarit të komunës Turgutul Çetin Akin dhe kryetarit të Shoqatës kulturore dhe solidare të mërgimtarëve tanë -"MAK. - GOÇ" nga Izmiri Kadri Altinkalp do të marrë pjesë në festivalin folklorik "Karshiaka - Çashka - Turgutlu 2023", i cili organizohet në bashkëpunim me Komunën e Çashkës.

Ministrja Trençevska, përveç pjesëmarrjes në Festival do të ketë takime të ndara edhe me kryetarin e komunës së Karshiakës Xhemil Tugaj, kryetarin e komunës së Turgutulit Çetin Akin dhe shoqatat tona nga Izmiri, Manisa dhe Turgutlu.

Përveç pjesëmarrjes së Komunës së Çashkës në Festival do të marrin pjesë edhe pushtetet lokale të Kriva Pallankës, Gradskos dhe Rosomanit me shoqëritë e tyre kulturore- artistike. ms/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR