• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministrja rumune Firea dha dorëheqje pas keqtrajtimit të të moshuarve

Ministrja rumune Firea dha dorëheqje pas keqtrajtimit të të moshuarve

Bukuresht, 14 korrik 2023 (MIA) - Ministrja rumune e Çështjeve Familjare, Gabriela Firea, dha dorëheqje sot për shkak të një skandali që përfshin abuzimin e dyshuar të shtëpive për të moshuarit dhe të rriturit me nevoja të veçanta, raportojnë mediat britanike.

Firea, 51 vjeç, është ministrja e dytë në qeverinë e re të Marçello Çollakut që jep dorëheqje këtë javë, i paraprirë nga ministri i Punës Mariush Budaj. Prokuroria njoftoi më 4 korrik se kishte nisur një hetim penal ndaj 26 të dyshuarve për kontrabandë, mashtrim, falsifikim dhe krijim grupesh kriminale që abuzonin me të moshuarit në shtëpitë.

Pas ankesave të OJQ-ve dhe fqinjët, prokurorët bastisën tre shtëpi pleqsh për të moshuarit në qytetin Voluntari, afër Bukureshtit, ku gjetën 98 viktima të përlyer, të kequshqyer dhe të mavijosur.

Të moshuarit iu nënshtruan "trajtimit çnjerëzor ose poshtërues", thanë prokurorët, duke shtuar se ata ishin të detyruar të punonin, u dhunuan fizikisht, iu mohua ushqimi dhe kujdesi mjekësor, higjiena, ndërsa të dyshuarit përvetësuan 1.18 milionë dollarë pasuri.

Vendimin për dorëheqje Firea e ka bërë të ditur në Fejsbuk pas takimit me Çollakun. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR