• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministrja letoneze e Çështjeve Sociale, Inge Ruginiene, është nominuar kryeministre e re

Ministrja letoneze e Çështjeve Sociale, Inge Ruginiene, është nominuar kryeministre e re

Riga, 14 gusht 2025 (MIA) – Presidenti i Letonisë Gitanas Hauseda e nominoi ministren aktuale të Çështjeve Sociale dhe Punës së vendit, Inga Ruginiene, për kryeministre dhe e angazhoi të formojë qeveri, informon DPA. 

Kandidatura e socialdemokrates 44-vjeçare tani duhet të miratohet nga parlamenti, pas çka ajo do të mund ta formojë kabinetin e saj, i cili pastaj do të përballet me edhe një votim në parlament. 

Ruginiene ishte propozuar nga partia e saj si trashëgimtare e Gintautas Palukas, i cili dha dorëheqje në fillim të gushtit pas akuzave për marrëveshje të dyshimta afariste dhe konflikt të interesave. 

Për herë të parë ajo u zgjodh në parlament vjeshtën e kaluar, ndërsa pastaj ishte emëruar ministre e Çështjeve Sociale dhe Punës. Para kësaj, ajo gjashtë vjet ishte kryetare e Konfederatës Letoneze të Sindikatave, përkujton DPA. 

Kritikët e akuzojnë Ruginiene për përvojë të pamjaftueshme politike. Megjithatë, u ngritën edhe shumë çështje për të afërmit e saj të cilët jetojnë në Rusi dhe vizitat e saj të shpeshta në këtë vend. 

Sipas deklaratës së saj, ajo vazhdoi të udhëtonte në Rusi madje edhe pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Pjesa tjetër e familjes së saj ka origjinë nga Ukraina, ku gjithashtu i kishte kaluar verërat si fëmijë. Si fëmijë shumë kohë kishte kaluar në mjedis ku flitej gjuha ruse, prandaj ndoshta edhe nuk e flet shumë mirë gjuhën letoneze. 

Presidenti Nauseda deklaroi sot se informacionet e deritanishme në dispozicion japin arsye që të besohet se Ruginiene “me sukses do t’i kryejë” detyrat e shefit të qeverisë. Megjithatë, ekzistojnë hollësi të caktuara nga biografia e saj të cilat kërkojnë “vëmendje më të madhe”, deklaroi ai për transmetuesin letonez. 

Letonia është një nga mbështetëset më të zëshme të Ukrainës në skenën ndërkombëtare, përkujton DPA. fc/

Foto: Skrinshot nga FB

QËNDRONI TË LIDHUR