• e mërkurë, 03 korrik 2024

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska për vizitë në Dellçevë

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska për vizitë në Dellçevë

Dellçevë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot do të realizojë vizitë pune në komunën e Dellçevës.

Sipas agjendës nga Ministria e Kulturës, Kostadinovska-Stojçevska do të realizojë takim me kryetarin e komunës, Goran Trajkovski dhe do të vizitojnë pjesën e Shtëpisë-përkujtimore të KAÇKM-së, ku në rrjedhë janë aktivitetet e fundit të projektit për rikonstruim dhe sanim të sallës së vogël, mbështetur nga Programi për dotacione kapitale në kulturën për njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Me ftesë të GF "Kopaçka", ministrja e Kulturës do të marrë pjesë edhe në defilenë solemne me rastin e shënimit të 75 viteve të ekzistimit të GF "Kopaçka" dhe 20 vite të sjelljes së Konventës për mbrojtje të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESKO-s. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR