• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministrja e Financave pohon se Ministria nuk ka pasur komunikim me asnjë bankë për hekurudhën nga Korridori 10

Ministrja e Financave pohon se Ministria nuk ka pasur komunikim me asnjë bankë për hekurudhën nga Korridori 10

Shkup, 26 korrik 2025 (MIA) - Ministria e Financave nuk ka pasur komunikim me asnjë bankë në lidhje me hekurudhën nga Korridori 10, deklaroi sonte ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ajo në emisionin "Vin-Vin" në televizionin Telma tha se ka interes nga bankat, të cilave u është dorëzuar kërkesa për ofertë për financimin e hekurudhës.

"EBRD ka shprehur interes për projektin. Nëse do të shkojnë vetëm ose në një konsorcium, nuk mund ta di tani. Pasi ka pyetje, do të thotë që ka interes", tha Dimitrieska-Koçoska.

Sipas Dimestrievska-Koçoska, ishte e drejtë që kërkesa për ofertë të ishte dërguar tek të gjitha bankat.

"Iu drejtuam 22 bankave, ndërsa edhe dy banka të tjera kërkuan shtesë që t'iu dërgojmë ofertën, pasi ishin të interesuara të paraqiten si konsorcium", tha Dimestrievska-Koçoska. qa/

Foto: Printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR