• e premte, 21 shkurt 2025

Ministrja e Financave erdhi në protestën e kontabilistëve

Ministrja e Financave erdhi në protestën e kontabilistëve

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska papritur dhe paparalajmëruar erdhi në protestën të cilën e mbajtën kontabilistët profesional të cilëve siç thonë ata, u është marrë e drejta e punës. 

“Duhet të gjendet zgjidhje korrekte, shënoni me shkrim të gjitha vërejtjet dhe mi dërgoni mua”, i porositi ministrja kontabilistët. 

Ajo i ftoi të hyjnë edhe në arkivin e Ministrisë që t’i lënë të gjitha dokumentet. 

Protesta mbahet para Ministrisë së Financave. Kontabilistët përsëritën se kërkojnë që ata që janë fshirë përkohësisht nga regjistri të mund t’i nënshkruajnë llogaritë përfundimtare për vitin 2024 dhe ndryshimet ligjore me të cilat ISOS-it do t’i merren ose rreptësishtë kufizohen kompetencat për kontroll të cilësisë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR