• e premte, 12 dhjetor 2025

Ministrja e Financave, Dimitrievska-Koçoska në Samitin ekonomik të Stambollit 2025

Ministrja e Financave, Dimitrievska-Koçoska në Samitin ekonomik të Stambollit 2025

Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska sot dhe nesër do të marrë pjesë në Samitin ekonomik të Stambollit 2025. Në Samitin do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të qeverive, organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të sektorit afarist dhe komunitetit akademik.

Ministrja në hapjen do të mbajë fjalim hyrës me temë "Baraspesha e re dhe bashkëpunimi global", ku do t'i potencojë sfidat aktuale të ekonomisë botërore dhe rëndësinë e ndërtimit të lidhjeve të fuqishme dhe rezistuese ekonomike.

Nesër Dimitrievska-Koçoska do të mbajë fjalim në panel-diskutimin "Rrjedhat e reja të financave globale: baraspesha e re, valutat digjitale dhe partneritetet ekonomike", kushtuar ardhmërisë së sistemeve financiare, rolit në rritje të valutave digjitale dhe zzhvillimit të partneriteteve ekonomike mes shteteve.

"Fokusi i Samititi është i orientuar drejt politikave për rritje të qëndrueshme, përforcimin e bashkëpunimit ekonomik mes shteteve dhe zhvillimin e partneriteteve të reja. Në të do të diskutohet për ekonominë globale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonominë e gjelbër, energjetikën dhe financat, transformimin digjital, si dhe për rolin e arsimit në tërheqjen e investimeve të huaja. Pjesëmarrja e ministres do të mundësojë këmbim të përvojave me faktorët udhëheqës ekonomikë dhe politikë në nivel global, njofton Ministria e Financave. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR