Ministrja Dimitrieska - Koçoska merr pjesë në Dialogun Ekonomik dhe Financiar të BE-së dhe partnerëve në Bruksel
- – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska – Koçoska sot në Bruksel merr pjesë në Dialogun e rregullt vjetor Ekonomik dhe Financiar ndërmjet BE-së dhe partnerëve rajonalë, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të anëtareve të Unionit dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Gjeorgjisë, Moldavisë, Turqisë dhe Ukrainës.
- Post By Fitore Curri
- 07:45, 13 maj, 2025
Bruksel, 13 maj 2025 (MIA) – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska – Koçoska sot në Bruksel merr pjesë në Dialogun e rregullt vjetor Ekonomik dhe Financiar ndërmjet BE-së dhe partnerëve rajonalë, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të anëtareve të Unionit dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Gjeorgjisë, Moldavisë, Turqisë dhe Ukrainës.
Dialogu Ekonomik dhe Financiar është takim vjetor i BE-së dhe partnerëve kushtuar çështjeve nga sfera e politikës ekonomike.
Fokusi i Dialogut të 11-të me radhë këtë vit, do të jetë në fuqizimi i konkurrencës në Evropë në kontekst të ngjarjeve aktuale gjeopolitike dhe nevojës nga thjeshtësimi i kornizës ligjore për uljen e barrës administrative ndaj kompanive.
Siç bëri të ditur Ministria e Financave, Dimitrieska – Koçoska do të flasë në reformat të cilat i ndërmerr Qeveria e Maqedonisë në sferën e përmirësimit të konkurrencës së ekonomisë, me qëllimin final përshpejtimin e rritjes ekonomike.
Përveç ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të anëtarëve të BE-së dhe të vendeve partnere, në Dialogun Ekonomik dhe Financiar marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe të Bankës Evropiane të Investimeve.
Është paraparë që në takim të miratohen konkluzione të përbashkëta, të cilat në periudhën e ardhshme do të jenë bazë për krijimin e politikave dhe zbatimin e reformave në rrugën e vendit drejt integrimit të plotë evropian.
Dialogu do të mbahet para mbledhjes së Këshillit për Çështje Ekonomike dhe Financiare të BE-së, në të cilat tema kryesore do të jenë rregullat për TVSH për mallrat e importuara, propozimet për ndryshime për rregulloren për shërbime financiare dhe zbatimin e saj, sfidat në lidhje me agresionin rus ndaj Ukrainës dhe Mekanizmit për Rimëkëmbje dhe Rezistencë të G20.
Përveç kësaj, ministrat evropianë do të shkëmbejnë mendime për nismën për krijimin e Unionit për Kursime dhe Investime, ndërsa do të mbajnë edhe debat politik për programin “Aksion i Sigurisë për Evropën” (SAFE). fc/
Foto: Arkivi i MIA-s