• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrja Bozhinovska merr pjesë në Konferencën e 9-të vjetore për sigurinë energjetike në Uashington

Ministrja Bozhinovska merr pjesë në Konferencën e 9-të vjetore për sigurinë energjetike në Uashington

Shkup, 9 shtator 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska nesër do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Konferencës vjetore për sigurinë energjetike të Evropës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga Qendra Globale Energjetike e Këshillit Atlantik.

Siç njoftoi Ministria, në konferencë do të marrin pjesë liderë dhe politikëbërës të shquar për të adresuar sfidat kryesore në sigurinë energjetike, bashkëpunimin transatlantik dhe të ardhmen energjetike të Evropës, të mbështetur nga SHBA-ja.

Bozhinovska në margjinat e konferencës pritet të takohet me Sekretaren shtetërore për energjetikë të SHBA-së, Xhenifer Granholm.

"Konferenca për Sigurinë Energjetike të Evropës Qendrore dhe Lindore është një platformë për ndërveprim me liderët kryesorë globalë të energjisë, dhe në të njëjtën kohë një mundësi për të forcuar ndikimin tonë në diskutimet rajonale të energjisë. Me fokus në harmonizimin e politikave energjetike të vendit me strategji më të gjera transatlantike, përmes përforcimit të partneritetet me liderët amerikanë dhe europianë dhe duke tërhequr investime të mundshme, ne po realizojmë në praktikë angazhimin për sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike, që në fakt është një nga prioritetet që theksova se. do të fokusohemi si Ministri. Në këtë mënyrë dhe me përfshirje aktive do të fitojmë status dhe trajtim të barabartë në formësimin e politikave lidhur me sfidat gjeopolitike që prekin rajonin", tha Bozhinovska.

Si një nga folësit kryesorë të konferencës, qëndron në kumtesën, Bozhinovska, së bashku me përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë për energjetikë, do të japin një pasqyrë për temat me rëndësi për sektorin dhe sigurinë energjetike në Evropë.

Sipas Ministrisë, pjesëmarrja e një ministri nga vendi ynë në një konferencë kaq të rëndësishme thekson angazhimin aktiv në promovimin e sigurisë energjetike dhe nxitjen e bashkëpunimit me partnerët globalë. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR