Ministrja Bozhinovska është takuar me Bjorn Gabriel nga Banka Evropiane e Investimeve
- Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska është takuar me Bjorn Gabriel nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI).
- Post By Qefsere Abduli
- 11:14, 17 korrik, 2024

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska është takuar me Bjorn Gabriel nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI).
Takimi, siç informoi sot Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, është fokusuar kryesisht në reformat në sektorin e energjisë që vendi do t'i zbatojë.
"Ministrja Bozhinovska u njoftua për projektet aktuale të BEI-së në vend, ndër të cilët ishte edhe interkonektori i gazit që do të kalojë nëpër Maqedoni. U shpreh mirënjohja që BEI është partner i vendit tonë dhe i përkushtohet punës dhe zhvillimit të sektorit energjetik në Maqedoni, me të cilin bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen", thuhet në njoftim. qa/
Foto: Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale