Ministria e Shëndetësisë: Zero tolerancë ndaj korrupsionit në shëndetësi
- Ministria e Shëndetësisë e dënon ashpër çdo formë të sjelljes korruptive në sistemin shëndetësor. Në lidhje me rastin në ISHP Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski” – Manastir, ku sot një personel mjekësor është kapur në flagrancë duke pranuar ryshfet, Ministria menjëherë ka iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, në përputhje me procedurat ligjore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
- Post By Besnik Shuki
- 18:13, 16 korrik, 2025
Shkup, 16 korrik 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë e dënon ashpër çdo formë të sjelljes korruptive në sistemin shëndetësor. Në lidhje me rastin në ISHP Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski” – Manastir, ku sot një personel mjekësor është kapur në flagrancë duke pranuar ryshfet, Ministria menjëherë ka iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, në përputhje me procedurat ligjore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
"Reagimi i Ministrisë është i shpejtë, parimor dhe i qartë, me qëllim mbrojtjen e dinjitetit të pacientëve dhe integritetit të personelit mjekësor nga shëndetësia publike. Qytetarët kanë të drejtë për trajtim të drejtë dhe dinjitoz", thuhet në kumtesë.
Prej aty shtojnë se Ministria nuk toleron korrupsion dhe do të sanksionojë të gjitha shkeljet për të ruajtur besimin në sistemin shëndetësor.
"Presim një hetim institucional dhe përfundim nga organet kompetente, me qëllim luftë efikase kundër korrupsionit. I bëjmë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të raportojnë përmes mjetit online 'Raporto parregullsi', ndërsa institucionet të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe pa selektivitet", thuhet në Ministri. bsh/
Foto: MIA arkiv