Ministria e Shëndetësisë në Gazë kumtoi se numri i të vrarëve tejkaloi 15.000
- Ministria e Shëndetësisë në gazë kumtoi sot se numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit tejkaloi 15.200 dhe se 70 për qind janë gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 40.000 njerëz janë plagosur.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:56, 2 dhjetor, 2023
Kan Junis, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në gazë kumtoi sot se numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit tejkaloi 15.200 dhe se 70 për qind janë gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 40.000 njerëz janë plagosur.
Nurmi i kaluar i të vdekurve ishte mbi 13.000. Zëdhënësi i Minsitrisë Ashraf al kidra nuk e sqaroi rritjen e madhe.
Nga 11 nëntorit Ministria vetëm në mënyrë sporadike mund të kumtojë të dhëna për shkak të problemeve me lidhjet dhe çrregullimet e mëdha në punën e spitaleve për shkak të luftës.
Ministria nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve.
Izraeli e përforcoi ofenzivën e vet pas armëpushimit njëjavor në luftën me Hamasin, që shkaktoi shqetësim të sërishëm për viktimat në civilë, edhe pse SHBA-ja i bëri thirrje aleatit - Izraelit të bëjë gjithçka është e mundur për t'i mbrojtur civilët.
Shumë nga sulmet izraelite sot ishin në rajonin Kan Junis në Gazën jugore, ku ushtria kumtoi se ka goditur mbi 50 caqe të hamasit nga ajri, toka dhe deti.
Një ditë më parë, armata izraelite hodhi pletushka me të cialt i paralajmëroi banorët të largohen, por nuk ka rpaortime për numër të madh të njerëzve të cilët reaguan ndaj paralajmërimit, kumtoi KB-ja.
Ushtria izraelite kumtoi se i ka përforcuar sulmet në veri dhe ka goditur mbi 400 caqe në Rripin e Gazës.
Nga ripërtëritja e armiqësive dje, asnjë konvoj me ndihma apo derivate nuk ka hyrë në Gazë, ndërsa operacionet humanitare në Gazë u ndërprenë në masë të madhe, kumtoi KB-ja. ab/
Foto: ЕPА