Ministria e Shëndetësisë inicon mbikëqyrje inspektuese në ISHSSH lidhur me rastin e pacientes së vdekur në Spitalin e përgjithshëm të Tetovës
- Ministria e Shëndetësisë informoi se do të inicojë mbikëqyrje inspektuese në Inspektoratin shtetëror sanitar shëndetësor lidhur me rastin e pacientes së vdekur në Repartin infektiv në Spitalin e përgjithshëm në Tetovë.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:57, 10 gusht, 2025
Shkup, 10 gusht 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë informoi se do të inicojë mbikëqyrje inspektuese në Inspektoratin shtetëror sanitar shëndetësor lidhur me rastin e pacientes së vdekur në Repartin infektiv në Spitalin e përgjithshëm në Tetovë.
"Opnioni do të njoftohet me kohë pas përfundimit të procedurës për konstatimin e gjendjes faktike. Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në transparencën, përgjegjësinë dhe sigurimin e mbrojtjes cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët", thuhet në kumtesën e MSH-së.
MPB paraprakisht informoi se sot në orën 03:20 në SPB Tetovë, J.S. nga fshati Kopancë e Tetovës, ka paraqitur se në Repartin infektiv në Spitlain klinik Tetovë ishte hospitalizuar S.S. (30) nga f.Kopancë, anëtare e familjes së tij dhe pas një kohe të shkurtë ka vdekur.
"Sipas paraqitjes, ajo ishte pranuar për mjekim spitalor, një ditë më parë në orën 19:00 dhe siç thuhet, sipas thënieve të tij, nuk i është ofruar ndihma adekuate mjekësore, pas çka ka ndërruar jetë. Nëpunës policorë bga SPB Tetovë dolën në vendin e ngjarjes dhe lidhur me paraqitjen është formuar ekip për hetimin e ngjarjes, të cilin do ta kryesojë prokurori kujdestar publik në bashkëveprim me ekipin nga SPB Tetovë", thuhet në kumtesën e MPB-së. ab/
Foto: МIА arkivi