• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Shëndetësisë i pranoi rekomandimet nga Komisioni për sëmundje ngjitëse për kollën e mirë, ISHSH do të kryejë kontrollet

Ministria e Shëndetësisë i pranoi rekomandimet nga Komisioni për sëmundje ngjitëse për kollën e mirë, ISHSH do të kryejë kontrollet

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë sot pasdite informoi se i pranon rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse për parandalim të përhapjes së kollës së mirë.

Në kumtesë ceket se ministri Ilir Demiri do të sjellë vendim me të cilin Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) do ta urdhërojë të veprojë në pajtim me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, si dhe të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese, përkatësisht qasje në vërtetimet vaksinuese të siguruara nga pikat e vaksinimit për aplikim të vakssinës kundër kollës së madhe.

"Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje prindërve se mënyra më e mirë për preventivë të kollës së mirë është vaksinimi, prandaj duhet t'i vaksinojnë fëmijët e tyre", thuhet në kumtesë.

Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) Renata Mlladenovska sot deklaroi se do tëp ndalojnë vizitë në kopshte të fëmijëve të cilët nuk e kanë marrë vaksinën DTPR, vetëm nësse rekomandimi i Komiionit për sëmundje ngjitjëse pranohet dhe me vendim, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e urdhëron Inspektoratin të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese për shkak të kontrollimit të vërtetimeve vaksinuese të siguruara nga pikat e vaksinimit për zbatim të vaksinës DTPR.

Komisioni për sëmundje ngjitëse dje mbajti takim në të cilin, mess tjerash rekomandoi të përforcohet mbikëqyrja inspektuese e Isnpektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetëor në mënyrë që të hsihet gjendja në kopshte me fëmijë të vaksinuar dhe të pavaksinuar, të mundësohet  tesstimi për pertusis në tërë vendin nga qendrat për sshëndet publik, si dhe evidencë të detyrueshme digjitale për vaksinim të fëmijëve në pikat e vaksinimit.

Komisioni rekomandoi vaksinim edhe të të rriturve, ndërsa sipas informatës nga Komiteti për imunizim më 15 mars pritet të arrijnë vakinat e para të cilat do të jenlë për të rritur.

Vaksinimi kundër kollës ë mirë në vend rekomandohet me vaksina të kombinuara: Hexaxim (DTaP-IPV-Hib-HepB), Pentaxim (DTaP-IPV-Hib) dhe Tetraxim (DTaP-IPV). Sipas Kalendarit për imunizim, doza e parë e vaksinës  u jepet fëmijëve në moshën prej katër muajve dhe doza e tretë në moshën prej gjashtë muajve. Rivaksinimi i parë bëhet një vit pas kompletimit të vaksinimit primar, në moshën 18 muajshe. Rivakssina e dytë jepet në klasën e dytë, përkatësissht në moshën 7-vjeçare. ab/

Foto: МIА arkivi



QËNDRONI TË LIDHUR