Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dërgoi urim me rastin e Ditës ndërkombëtare dhe familjeve kujdestare
- Ministira e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë e uroi Ditën ndërkombëtare të fëmijëve dhe familjeve kujdestare, duke threksuar se një nga prioritetet kryesore të Ministrisë është avancimi i sistemit të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, në mënyrë që çdo fëmijë të rritet në një mjedis të mbushur me dashuri, siguri, mbështetje dhe respekt.
- Post By Besnik Shuki
- 12:30, 1 qershor, 2025
Shkup, 1 qershor 2025 (MIA) - Ministira e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë e uroi Ditën ndërkombëtare të fëmijëve dhe familjeve kujdestare, duke threksuar se një nga prioritetet kryesore të Ministrisë është avancimi i sistemit të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, në mënyrë që çdo fëmijë të rritet në një mjedis të mbushur me dashuri, siguri, mbështetje dhe respekt.
Në kumtesën e sotme thonë se fëmijët kanë të drejtën e natyrshme të rriten në një mjedis familjar dhe interesat e tyre më të mira duhet të jenë gjithmonë bazë udhëzuese për vendimet e marra në lidhje me kujdesin e tyre.
"Ministria investon vazhdimisht në reformën e mbrojtjes së fëmijëve, duke përfshirë përforcimin e sistemit për mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, përforcimin e sistemit të kujdestarisë dhe mbështetjen e familjeve në rrezik. Kujdesi familjar është alternativa më e mirë për fëmijët pa prindër apo kujdes prindëror. Nuk ka të bëjë vetëm me sigurimin e një çatie mbi kokën e një fëmije, por me sigurimin e ngrohtësisë, dashurisë dhe mbështetjes emocionale që vetëm familja mund t'i ofrojë", qëndron në kumtesë.
Shtojnë se hapja e qendrave mbështetëse të kujdestarisë është dëshmuar të jetë një hap i mirë në këtë drejtim, ndërsa sipas të dhënave të fundit, në vend numërohen 380 familje kujdestare dhe 627 përfitues të përkujdesur.
"Jemi krenarë që në vendin tonë, në pesë vitet e fundit, asnjë fëmijë pa kujdes prindëror nën moshën 18 vjeç nuk vendoset në një institucion rezidencial. Mbi 80 % e këtyre fëmijëve janë në familje kujdestare dhe pjesa tjetër në shtëpi të vogla grupore. Ministria po punon gjithashtu për zgjerimin e kapaciteteve të edukimit parashkollor, në mënyrë që më shumë fëmijë të kenë mundësi të ndjekin kopshtin dhe në këtë mënyrë të sigurohen shanse më të mira për sukses në nivelet e ardhshme të arsimit. Gëzuar 1 Qershorin - Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe Ditën Ndërkombëtare të Familjeve Kujdestare!", thuhet në kumtesë. bsh/
Foto: Ministira e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë