• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Birraria e Shkupit do ta mbështesin aksionin vjeshtor për pyllëzim

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Birraria e Shkupit do ta mbështesin aksionin vjeshtor për pyllëzim

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot ka mbajtur takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Birrarisë së Shkupit, Dushan Mitrev.

"Mitrev e informoi Mexhitin se Birraria e Shkupit në tërësi dhe në vazhdimësi punon sipas standardeve më të larta në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, duke filluar nga zgjedhja e lëndës së parë, përmes kontrollit të procesit të prodhimtarisë, shpërndarjes dhe shitjes, e deri te menaxhimi i paketimit. Birraria në Shkup është një nga themeluesit e Pakomak, i cili është një përpunues kolektiv i mbeturinave që riciklon shumicën e produkteve të Birrarisë së Shkupit që lansohen në treg", kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministri Mexhiti përshëndeti punën me përgjegjësi shoqërore që bën kjo kompani, si model për kompanitë tjera të cilat së bashku me institucionet e shtetit mund të kyçen në luftën kundër ndotjes mjedisore në përgjithësi.

"Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Birraria e Shkupit kanë bashkëpunim të vazhdueshëm në projektet për riciklimin e produkteve të lëshuara në treg, si dhe për pastrimin e mbeturinave përmes aksioneve të ndryshme mjedisore dhe janë partnerë në aksionin më të madh për grumbullimin dhe klasifikimin e mbetjeve ‘Fundjava e pastrimit gjeneral’, e cila është një iniciativë afatgjate që lidh shtyllat strategjike të Birrarisë, platformën “Bota pa mbetje 2030” dhe “Emetimet Neto Zero” CO2 deri në vitin 2040", thuhet në kumtesë.

Në bashkëpunim me Birrarinë e Shkupit, Ministria muajin e ardhshëm do të mbështesë fushatën e pyllëzimit, në të cilën do të mbillet një pemë për çdo 10 kilogramë mbeturina të grumbulluara gjatë fushatës pranverore ‘Fundjava e pastrimit gjeneral’.

"Birraria në një akcion vullnetar vitin e kaluar pastroi bregdetin e Liqenit të Ohrit dhe më pas vazhdoi me pastrimin e monumenteve të rëndësishme shtetërore, ndërsa është kompania e parë në vend që prezantoi kapak të bashkangjitur, e cila përmes aplikimit të zgjidhjeve inovative konfirmon përkushtimin për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave dhe reduktimin e mbeturinave përmes përzgjedhjes dhe riciklimit. Birraria e Shkupit është kompani me përgjegjësi të lartë shoqërore që posedon leje-A të integruar për kontrollin dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit", thuhet në kumtesën e MMJPH-së. bsh/

Foto: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

QËNDRONI TË LIDHUR