• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Kulturës: Propozim ligji për gjuhën maqedonase sa më parë të votohet në Kuvend

Ministria e Kulturës: Propozim ligji për gjuhën maqedonase sa më parë të votohet në Kuvend

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit për kulturë të caktojë mbledhje për Propozim ligjin për gjuhën maqedonase, sa më parë të vendoset në rend dite, të shkojë në debat amandamentesh dhe të votohet, bënë thirrje nga Ministria e Kulturës në brifingun e sotëm të fundit me gazetarë për këtë vit.

Nga Ministria theksojnë se Ligji është përgatitur gjatë kohë. Siç informojnë, me ligjin do të bëhet e obligueshme prania e lektorit në çdo institucion publik. Tashmë nuk do të dalin tekste në opinion të cilat nuk janë të lektoruara, ndërsa prëfitimi tjetër më i madh nga ligji është themelimi i Inspektoratit për gjuhën maqedonase.

Nga ky ligj do të dalin ndryshime të caktuara në Ligjin për arsim fillor, të mesëm dhe të lartë. Me këtë ligj do të vazhdojnë bursat për studentët, do të jepet mbështetje më e madhe për letërsinë maqedonase, si dhe për Institutin për gjuhë maqedonase. Përndryshe, Ligji për gjuhën maqedonase nuk ka ndrsyshuar që nga viti 1998.

Lidhur me Strategjinë nacionale për kulturë, nga Ministria njoftojnë se ajo tashmë është dërguar në Kuvend, Komisioni do të duhet sërish të takohet dhe të diskutojë për të.

Gjithashtu, në rrjedhë është puna edhe për Ligjin e ri për mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Lidhur me këtë Ligj, do të ketë debat publik deri në fund të janarit ku do të mblidhen vërejtjet fillestare.

Nga Ministria informojnë se për vitin e ardhshëm nga buxheti janë ndarë 4,2 miliardë denarë për kulturën. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR