• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministria e Kulturës e ndërmerr rikonstruimin e Sallës Universale

Ministria e Kulturës e ndërmerr rikonstruimin e Sallës Universale

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar informacioni nga Ministria e Kulturës për transferimin e të drejtës për rikonstruimin e Sallës Universale, njoftoi sonte shërbimi për informim i Qeverisë.

Me këtë, e drejta për rikonstruim të Sallës Universale i transferohet nga Qyteti i Shkupit Ministrisë së Kulturës. 

"Qeveria e angazhoi Ministrinë e Kulturës që pas marrjes së të gjithë dokumentacionit nga Qyteti i Shkupit, të shqyrtojë dokumentacionin projektues-teknik dhe financiar për rikonstruimin e objektit të IP Salla Universale dhe për mjetet e nevojshme financiare të sigurojë pëlqimin për ndërmarrjen e obligimeve të shfrytëzuesve të buxhetit për tre vitet në vijim (2024, 2025 dhe 2026). Qeveria e angazhoi ministren e Kulturës që të lidhë tekstin e dorëzuar të marrëveshjes për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve të ndërsjella ndërmjet palëve kontraktuese lidhur me rikonstruimin e objektit të Sallës Universale në Shkup", thuhet në kumtesën e Qeverisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR