• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministria e Energjetikës vazhdon me zbatimin e masave për mbështetje direkte financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve

Ministria e Energjetikës vazhdon me zbatimin e masave për mbështetje direkte financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve

Shkup, 22 korrik 2025

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale vazhdon të zbatojë masa për mbështetje direkte financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve, me qëllim uljen e kostos së energjisë elektrike të konsumuar. Këto masa janë të orienturara drejt  përmirësimint të standardit të jetesës së amvisërive me fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe familjeve kujdestare.

Ju informojmë se Ministria ka miratuar Vendime për mbështetje financiare për amvisëritë me një ose më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara, përfitues të shtesës së posaçme dhe Vendime për marrjen e mbështetjes financiare për familjet kujdestare që kujdesen nga një person deri në pesë persona në familjen e tyre, sipas protokollit të nënshkruar me EVN Home në baza mujore, më së voni deri më 5-tin e muajit, personat kontaktues nga MEMBM deri tek personat kontaktues nga EVN dorëzojnë listat e konsumatorëve që duhet të ulin faturat e energjisë elektrike për muajin aktual në kuadër të Programit.

Pas dorëzimit të listave, dhe jo më vonë se brenda 3 ditëve pune, Ministria bën pagesen e shumës totale të mbështetjes financiare direkte për atë muaj të EVN-Home. Informacioni në lidhje me urdhrin e pagesës do të jepet me e-mail kontakt_ranlivi@evn.mk.

Ministria e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR