• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ministria e Drejtësisë së SHBA-së ngriti aktakuzë kundër liderit të Hamasit dhe militantëve të tjerë për sulmin ndaj Izraelit tetorin e kaluar

Ministria e Drejtësisë së SHBA-së ngriti aktakuzë kundër liderit të Hamasit dhe militantëve të tjerë për sulmin ndaj Izraelit tetorin e kaluar

Uashington, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Drejtësisë së SHBA-së ka ngritur padi ndaj liderit të Hamasit, Jahja Sinvar dhe disa militantëve të tjerë për sulmin e vitit të kaluar ndaj Izraelit më 7 tetor dhe për viktimat amerikane në këtë front, kumtoi mbrëmë prokurorja kryesore Merik Garland.

Akuzat kundër Sinvarit dhe liderëve të tjerë të lartë të Hamasit janë për "financim dhe udhëheqje të një fushate disadekadëshe për vrasjen e qytetarëve amerikanë dhe rrezikimit të sigurisë së SHBA-së”.

Poashtu akuzohet edhe Hezbollahu nga shteti i Libanit për sigurimin e fondeve dhe armëve si raketat që u përdorën në sulm.

Ankesa penale iniciuar në gjykatën federale në Nju Jork përfshin shtatë pika, mes të cilave edhe akuzat për komplot për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë të huaj terroriste, komplot ndaj vrasjeve të shtetasve amerikanë dhe komplot për përdorim të armëve për shkatërrim masiv që ka rezultuar me vdekje.

"Në sulmet gjatë tre dekadave të fundit, Hamasi ka ekzekutuar ose plagosur mijëra civilë, duke përfshirë dhjetëra qytetarë amerikanë", tha Garland në një video deklaratë.

Ai u fokusua në sulmet e 7 tetorit nga Hamasi, kur militantët vranë rreth 1.200 njerëz – duke përfshirë më shumë se 40 amerikanë. Rreth 250 të tjerë u rrëmbyen dhe u kthyen në Gazë përfshirë dhjetëra amerikanë.

"Në orët e hershme të mëngjesit të vitit të kaluar më 7 tetor, Hamasi drejtuar nga këta të akuzuar kreu sulmin e tij më brutal dhe më të dhunshëm terrorist. Ata kryen masakrën më vdekjeprurëse mbi hebrenjtë që nga Holokausti”.

Garland tha se akuzat ishin "vetëm një pjesë" e përpjekjeve të Ministrisë së Drejtësisë për t'u "orientuar ndaj çdo aspekti të operacioneve të Hamasit".

"Këto veprime nuk do të jenë të fundit. Ministria e Drejtësisë ka një kujtesë të gjatë. Ne do të ndjekim penalisht terroristët përgjegjës për vrasjen e amerikanëve dhe ata që ofrojnë mbështetje materiale në mënyrë të paligjshme për sa kohë që janë gjallë", ka thënë ai.

Liderë tjerë të Hamasit që përballen me akuza përfshijnë Hanian dhe Marvan Isa, zëvendës i krahut të armatosur të Hamasit në Gazë për të cilin Izraeli pretendon se u vra në mars; Kaled Mashal zëvendës i Hanias dhe ish lider i Hamasit; Mohamed Daif komandant i Brigadave Al- Kasim që besohet të jetë vrarë në një sulm ajror izraelit në korrik; dhe Ali Baraka shef i marrëdhënieve nacionale të Hamasit.

Zyrtarët amerikanë thanë për disa media se të paktën një person, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, pritet të sillet para gjykatës në Nju Jork.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR