Ministria e Drejtësisë ka pranuar shkresën me deputetët e nominuar në grupin e punës për Kodin zgjedhor
- Të premten është dërguar shkresë nga Kuvendi në Ministrinë e Drejtësisë me përfaqësues të nominuar nga partitë parlamentare dhe deputetë të pavarur që do të marrin pjesë në grupin punues për Kodin e ri zgjedhor, konfirmuan për MIA-n nga dy institucionet.
- Post By Fami Bajrami
- 17:47, 27 janar, 2026
Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Të premten është dërguar shkresë nga Kuvendi në Ministrinë e Drejtësisë me përfaqësues të nominuar nga partitë parlamentare dhe deputetë të pavarur që do të marrin pjesë në grupin punues për Kodin e ri zgjedhor, konfirmuan për MIA-n nga dy institucionet.
Pritet të thirret seancë konstituive për të përcaktuar mënyrën e punës. Lista e përfaqësuesve të propozuar të partive tashmë është para ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov dhe ai pret që ta caktojë takimin e parë. Nga VMRO-DPMNE në pushtet në grupin punues do të jenë deputetët Antonio Miloshoski dhe Ivanka Vasilevska, nga ZNAM do të jenë Pavle Arsoski dhe Daniel Stojçevski, ndërsa nga VLEN – Saranda Imeri dhe Zeqirija Tairi.
Nga LSDM-ja opozitare në trupin punues për Kodin zgjedhor do të marrin pjesë koordinatori Oliver Spasovski dhe Jovana Trençevska, nga BDI ish deputetja Arta Bilalli Zendeli, si dhe Blerim Bexheti dhe nga E Majta – Borisllav Kërmov dhe Rexhep Ismail. Nga krahu i Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Zijadin Sela, përfaqësues do të jenë deputetët Ilire Dauti dhe Elmi Aziri, nga krahu i Arben Taravarit deputetët Rijad Shaqiri dhe Halil Snopçe, ndërsa nga Partia e Turqve deputeti Bejxhan Iljas.
Është e pasigurt se kush do të jetë kryetar i grupit punues, ndërsa së fundmi interes për të drejtuar trupin punues paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gash, për siç tha përshpejtimin e punës, por nuk përjashtohet që në atë pozicion të zgjidhet edhe një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë. Me këtë, deputetët do të duhet të fillojnë punën për Kodin e ri zgjedhor pas më shumë se gjysmë viti.
Nëse partitë do të arrijnë konsensus do të varet gjithashtu nga rezultati, nëse do të bien dakord për një Kod të ri zgjedhor, siç sugjerohet nga ekspertët ligjorë, Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), apo përsëri do të dakordojnë vetëm ndryshime në rregullat ekzistuese zgjedhore.
Foto: arkivi i MIA-s