• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministria e Drejtësisë kërkoi nga Oda e Përmbaruesve që të hetojë rastin në lidhje me një gazetar, e në të cilin është përfshirë një përmbarues nga Gostivari

Ministria e Drejtësisë kërkoi nga Oda e Përmbaruesve që të hetojë rastin në lidhje me  një gazetar, e në të cilin është përfshirë një përmbarues nga Gostivari

Shkup, 22 mars 2024  

Ministria e Drejtësisë kërkoi nga Oda e Përmbaruesve që të hetojë rastin në lidhje me  një gazetar, e në të cilin është përfshirë një përmbarues nga Gostivari dhe nëse ka shkelje të mundshme të Ligjit për përmbarim dhe Kodeksit të etikës profesionale të përmbaruesve, të ndërmerren masat e duhura. 

 Si Ministri e Drejtësisë, theksojmë se përmbaruesi është i detyruar që në sjelljen e tij  ndaj  publikut  të veprojë  duke shfaqur afirmim dhe respekt për veprimtarinë e përmbaruesit, të mos sillet  në mënyrë ofenduese, të jetë i durueshëm, dinjitoz dhe i sjellshëm, si dhe  t`i respektojë  palët dhe dinjitetin e tyre.

 Përmbaruesit janë të detyruar ta zbatojnë Kodeksin e etikës profesionale  të përmbaruesve i cili paraqet  përmbledhje të standardeve të shkruara  për sjellje dhe veprim të përmbaruesve në kuadër të kryerjes së veprimtarisë së vet, gjegjësisht gjatë zbatimit të Ligjit për përmbarim.

 Ministria e Drejtësisë

Foto:  Ministria e Drejtësisë

___________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR