Ministri Tripunovski në takim në OEMVP
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski sot do të takohet me u.d. kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) Nuhi Aliu.
- Post By Sara Ademi
- 07:37, 14 gusht, 2025
Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski sot do të takohet me u.d. kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) Nuhi Aliu.
Pas takimit, që do të mbahet në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, janë parashikuar deklarata për mediat. sa/
Foto: MIA