Ministri Taravari është në gjendje të mirë pas kolapsit të djeshëm
- – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari pas kolapsit të djeshëm është në gjendje të mirë në shtëpinë e tij, konfirmuan sot për MIA-n, burime nga Ministria e Shëndetësisë.
- Post By Fitore Curri
- 13:08, 27 nëntor, 2024
Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari pas kolapsit të djeshëm është në gjendje të mirë në shtëpinë e tij, konfirmuan sot për MIA-n, burime nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ministri është në gjendje të mirë, është mirë, po pushon. Ai është në gjendjen më të mirë të mundshme. Nuk është në spital, është në shtëpi. Dje ishte së pari në Neurologji, pastaj në Kardiologji, pastaj në institutin e Rëntgenit dhe pastaj shkoi në shtëpi. I bëmë të gjitha analizat e mundshme, gjithçka është pastër, gjithçka është mirë. Thjeshtë – është nga lodhja e tepërt”, sqaruan nga Ministria e Shëndetësisë për MIA-n
Në faqen në “Fejsbuk” të ministrit ishte publikuar se ai ka përjetuar kolaps të papritur gjatë ditës së djeshme dhe ishte dërguar në spital. Njoftimi vijoi pas zërave se ministri ka pësuar sulm kardiak. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s