• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Shaqiri i falënderoi mediat për bashkëpunimin gjatë dy viteve e gjysmë të kaluara

Ministri Shaqiri i falënderoi mediat për bashkëpunimin gjatë dy viteve e gjysmë të kaluara

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Ministri i deritanishëm i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një kumtese i falënderoi mediat për bashkëpunimin gjatë dy vitet e gjysmë të kaluara.

"Më lejoni të shpreh mirënjohjen time personale për të gjithë Ju, mediat dhe punonjësit e mediave, me të cilët në dy vitet e gjysmë kemi bashkëpunuar shumë mirë dhe kemi ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e këtij departamenti dhe transparencën në punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Uroj që të jemi të gjithë shëndosh e mirë, të mbetemi të bashkuar dhe pavarësisht pozicionit tonë në shoqëri, të vazhdojmë të punojmë me synimin për t’u bërë nga një vend në zhvillim, një vend i zhvilluar dhe i respektuar në nivel global", thotë Shaqiri.

Ai thekson se motiv të madh për punën e tij gjatë udhëheqjes me MASH e kishte që të bëjë diçka të mirë për interesat e të gjithë qytetarëve. 

"Nuk ka motiv më të madh për punë kur qëllimi përfundimtar është të bëhet diçka e mirë për interesat e të gjithë qytetarëve, e sidomos kur bëhet fjalë për interesat e të rinjve. Ata ishin pikërisht imperativi im në dy vjet e gjysmë në të cilat kisha mandatin të drejtoja Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Sinqerisht dhe me gjithë energjinë që posedojmë, ekipi im dhe unë u angazhuam për të përmirësuar situatën në departamentin nga i cili varet më së shumti e ardhmja e vendit. U përballëm me shumë sfida, por arritëm edhe rezultate të mëdha. Disa nga ndryshimet pozitive ishin menjëherë të dukshme, ndërsa të tjerat do të arrijnë efektin e pritur në afat të mesëm ose afatgjatë", potencoi Shaqiri. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR