• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri Osmani në takim ministror katërpalësh në Brindizi të Italisë

Ministri Osmani në takim ministror katërpalësh në Brindizi të Italisë

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA)- Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot do të jetë për vizitë pune në Itali, ku së bashku me nënkryetarin e Këshillit të ministrave dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani; zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Maria Gabriel dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka do të zhvillojnë në Brindizi takim ministror katërpalësh.

Siç informojnë nga MPJ, në fokus të bisedimeve do të jenë mënyrat konkrete për avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së zbatimit të Korridorit VIII pan-evropian që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi.

"Ky takim i parë ministror katërpalësh pritet të shndërrohet në platformë politike, të cilën e ka iniciuar ministri Bujar Osmani, që nga viti 2021. Iniciativa 8 (I8) është konceptuar si një platformë politike që do të ofrojë forum shtesë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe intensifikimin e shkëmbimeve politike, ekonomike, të sigurisë, kulturore dhe sociale midis katër vendeve përgjatë Korridorit VIII", theksojnë në MPJ.

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR