Ministri Nikollovski në konferencën rajonale "Grow up" në Kopaonik
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski merr pjesë në konferencën rajonale "Grow up", që dje dhe sot mbahet në Kopaonik, Serbi.
- Post By Besnik Shuki
- 07:22, 1 qershor, 2023

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski merr pjesë në konferencën rajonale "Grow up", që dje dhe sot mbahet në Kopaonik, Serbi.
Konferenca është në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur, ndërsa Nikollovski dhe ministrja e Bujqësisë e Republikës së Serbisë, Jelena Tanaskoviq do të mbajnë fjalime me temë "Lidhja rajonale si mundësi për zhvillim".
"Do të bisedojmë, këmbejmë mendime dhe ide. Vetëm së bashku do t'i arrijmë qëlimet dhe interesat tona për përparim dhe zhvillim të vendeve tona", paralajmëroi Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk. bsh/
Foto: MIA arkiv