Ministri Murtezani për vizitë pune dyditore në Bruksel
- Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel ku do të takohet me: Oliver Varheјin, komisar për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefano Sanino, sekretar i Përgjithshëm i shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Gert Jan Kopman, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe negociatat për zgjerim të Unionit (DG NEAR), Valentina Superti, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, euro-deputeti Ilhan Quçuk dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve evropiane dhe kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së.
- Post By Fami Bajrami
- 14:19, 3 shtator, 2024
Shkup, 3 shtator 2024 (MIA)- Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel ku do të takohet me: Oliver Varheјin, komisar për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefano Sanino, sekretar i Përgjithshëm i shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Gert Jan Kopman, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe negociatat për zgjerim të Unionit (DG NEAR), Valentina Superti, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, euro-deputeti Ilhan Quçuk dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve evropiane dhe kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së.
Siç njofton MÇE, takimet e ardhshme diplomatike në Bruksel janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për depërtimin në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe thellimin e bashkëpunimit me organet kryesore të Bashkimit Evropian. Takimet do të mbulojnë një sërë temash të rëndësishme për procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut drejt Unionit, me theks të veçantë në stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe harmonizimin e mëtejshëm të reformave të brendshme me standardet evropiane. Në diskutime do të shqyrtohen edhe mundësitë e rritjes së mbështetjes teknike për reformat e ardhshme në gjyqësor, sundimin e së drejtës dhe masat kundër korrupsionit.
Foto: Ministria për Çështje Evropiane