• e premte, 22 nëntor 2024

Ministri Murtezani për vizitë në Tiranë

Ministri Murtezani për vizitë në Tiranë

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA)- Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Tiranë, Shqipëri në kuadër të së cilës janë parashikuar takime të ndara me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani si dhe me ministren shtetërore dhe kryenegociatoren e Shqipërisë me BE-në, Majlinda Duka. 

Në këto takime pritet që diskutimet të përfshijnë spektër të gjerë temash të rëndësishme për proceset e aderimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, siҫ janë marrëdhëniet bilaterale në kontekstin e rrugës evropiane të të dy shteteve dhe rajonit,  përpjekjet e përbashkëta për harmonizimin e reformave me standardet e BE-së, modalitetet për  shkëmbimin e mëtejshëm të ekspertizës, përforcimin e kapaciteteve dhe koordinimin e prioriteteve kyçe, siç janë sundimi i ligjit, masat për luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR