Ministri Murtezani për vizitë në Moldavi
- Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtazani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Kishiniev, ku do të takohet me zëvendës kryetaren e Qeverisë së Moldavisë, përgjegjëse për integrime evropiane, Kristina Gerasimov.
- Post By Besnik Shuki
- 08:35, 13 dhjetor, 2024
Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtazani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Kishiniev, ku do të takohet me zëvendës kryetaren e Qeverisë së Moldavisë, përgjegjëse për integrime evropiane, Kristina Gerasimov.
Pas takimit është paraparë që negociatorët kryesorë për anëtarësimin në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë, Murtazani dhe Gerasimov, të nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi (MoC) për procesin e integrimit evropian mes Qeverive të të dyja vendeve, kumtoi Ministria e Çështjeve Evropiane.
Në kuadër të vizitës, ministri i Çështjeve Evropiane, Murtazani, do të ketë takime të ndara me kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Integrim Evropian, Ina Kosheru, si dhe me sekretarin shtetëror për Politikën e Mbrojtjes në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Moldavisë, Valeriu Mija. bsh
Foto: MIA arkiv