Ministri Mucunski u takua me Përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Matisen
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot ka pritur në takim përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor të Mbretërisë së Norvegjisë, Eirik Matisen.

Shkup, 15 janar 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot ka pritur në takim përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor të Mbretërisë së Norvegjisë, Eirik Matisen.
Në takim, ministri Mucunski theksoi rolin aktiv të Norvegjisë në Ballkanin Perëndimor, përkrahja e së cilës për integrimin e vendeve në strukturat evropiane dhe euroatlantike mundëson zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm të rajonit. Ai shprehu mirënjohjen për zhvillimin e rëndësishëm dhe ndihmën e ekspertëve që Norvegjia ofron në disa fusha kyçe dhe shprehu pritjen që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ).
Përfaqësuesi i posaçëm Matisen shprehu kënaqësinë për partneritetin e fortë mes dy vendeve në kuadër të Aleancës NATO, duke theksuar faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut është lider në rajon për sa i përket sigurisë rajonale dhe globale. Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e fortë që vendi ofron për Ukrainën si provë e përkushtimit të saj.
Në fokus të bisedimeve ishin edhe tema aktuale nga rajoni dhe më gjerë. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe dhe konfirmuan përkushtimin e tyre për avancimin e mëtejshëm të dialogut dhe bashkëpunimit politik, theksohet në kumtesën e MPJTJ-së. ls/
Foto: MPJTJ