Ministri Mucunski për vizitë pune në Japoni
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ditëve në vazhdim do të jetë për vizitë pune në Japoni.
- Post By Fami Bajrami
- 13:04, 30 prill, 2025
Shkup, 30 prill 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ditëve në vazhdim do të jetë për vizitë pune në Japoni.
Në kuadër të vizitës, siç kumton ministria, Mucunski do të marrë pjesë dhe do të ketë fjalim në shënimin ceremonial të Ditës kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Osaka EKSPO 2025, ku vendi po merr pjesë me pavijonin e vet, duke promovuar potencialin kulturor, turistik dhe ekonomik të kësaj ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare e cila zhvillohet nga 13 prill deri më 13 tetor të vitit 2025 në Osaka.
Përveç pjesëmarrjes në EKSPO, ministri do të zhvillojë takime pune me ministrin e shtetit të Punëve të Jashtme të Japonisë, Hisajuki Fuxhi, me kryetarin e Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë (JETRO), Susumu Kataoka, si dhe me zëvendëskryetarin e Agjencisë së Japonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Shohei Hara.
"Në takimet do të diskutohet për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh, me fokus marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, shkëmbimin e përvojave në fushën e asistencës zhvillimore, si dhe sfidat aktuale rajonale dhe globale”, kumton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. rq/
Foto: arkivi i MIA-s