Ministri Mucunski në Samitin e NATO-s në Hagë
- Me ftesë të Sekretarit të përgjithshëm në NATO-s, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Hagë, si pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kumtuan nga Ministria.
- Post By Sara Ademi
- 17:09, 23 qershor, 2025
Shkup, 23 qershor 2025 (MIA) - Me ftesë të Sekretarit të përgjithshëm në NATO-s, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Hagë, si pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kumtuan nga Ministria.
Në ditën e parë, ministri Mucunski do të marrë pjesë në darkën e punës në formatin e Këshillit NATO-Ukrainë, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare, ministrin ukrainas Andrej Sibiha dhe përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kalas.
Paralelisht, më 24 dhe 25 qershor do të mbahet forumi publik i NATO-s - një ngjarje e lartë diplomatike me pjesëmarrjen e burrështetasve dhe ekspertëve, kushtuar sfidave kyçe të sigurisë.
Në ditën e dytë, me ftesë të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, ministri Mucunski do të marrë pjesë në panel diskutimin për lidershipin dhe rolin e të rinjve në ballafaqimin me rreziqet bashkëkohore të sigurisë, si dhe përpjekja për politikë sigurie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Natën e njejtë, ministri Mucunski, si pjesë e delegacionit shtetëror, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Veriatlantik në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive, ku do të miratojnë vendime dhe udhëzime për veprimin e Aleancës në kontekstin aktual të sigurisë.
Pas përfundimit të pjesës formale të Samitit, me ftesë dhe në organizim të Atlantic Forum, ministri Mucunski do të marrë pjesë në një ngjarje kushtuar vendimeve kyçe nga Samiti në Hagë, me fokus në sistemimin e barabartë të përgjegjësive mes aleatëve, përforcimin e prodhimtarisë industriale në mbrojtje dhe inovacione dixhitale në mbështetje të kapaciteteve mbrojtëse të NATO-s. sa/
Foto: MIA