• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ministri Misajllovski në takime në Pentagon

Ministri Misajllovski në takime në Pentagon

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, i cili e kryeson delegacionin e vendit gjatë vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral majori Sashko Llafçiski, në Pentagon realizoi takim me Amanda Dori, nënsekretare për politikë të mbrojtjes.

Siç kumtoi sot MM, nënsekretarja për politikë të mbrojtjes, Amanda Dori i ka cekur marrëdhëniet e fuqishme bilaterale mes dy vendeve, duke shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë. Gjatë takimit, nga ana e nënsekretares Dori u shpreh kënaqësi për përkushtimin tonë për modernizim të Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe për gatishmërinë për përballje me sfidat e përbashkëta mbrojtëse, si anëtare e Aleancës së NATO-s.

Në takim, minsitri Misajllovski u falëdnerua për mbështetjen e SHBA-së në procesin e modernizimit dhe pajisjes dhe porositi se mbetemi tërësisht të përkushtuar në bashkëpunimin e ndërsjelltë, në pajtim me Udhërrëfyesin për bashkëpunim në mbrojtje, që është shprehje e qëllimeve tona të përbashkëta mbrojtëse.

"Misajllovski theksoi se ndihma dhe mbështetja që e marrim nga SHBA-ja është me rëndësi të madhe, në drejtim të përforcimit të kapaciteteve nacionale mbrojtëse, modernizimit të Armatës dhe përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare", thuhet në kumtesën e MM-së.

Pas takimit në Pentagon, ministri Misajllovski e vizitoi Qendrën memoriale "Arlington" në Uashington, ku nderoi ushtarët e rënë amerikanë dhe vendosi lule në Varrin e ushtarit të panjohur.

Në kaudër të vizitës, sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska Ristova dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Sashko Llafçiski, realizuan takim me Tresha Guenov, zëvendëse kryesore e sekretarit ndihmës për mbrojtje dhe siguri ndërkombëtare, ku u diskutua për modalitetet për përforcim të bashkëpunimit në mbrojtje. ab/

Foto: МM

QËNDRONI TË LIDHUR