• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri Misajllovski në takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Loson

Ministri Misajllovski në takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Loson

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Methju Loson dhe atasheun e mbrojtjes nënkolonel Eduard Xhon Grin, në të cilin ishte konluduar se bashkëpunimi në mbrojtje është në nivel të lartë dhe se do të vazhdojë të zhvillohet, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. 

Ministri Misajllovski ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e deritanishme të vazhdueshme për zhvillim të kapaciteteve të mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, trajnimet dhe shkollimin në institucionet e larta të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar për pjesëtarët e Armatës, donacionet në pajisje dhe mbështetjen lidhur me trajnimin për njësinë tonë të deklaruar të NATO-s.

Ambasadori Loson, ka porositur se me rëndësi të veçantë është qëndrueshmëria e rajonit dhe se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin në mbrojtje me vendin tonë dhe zhvillimin e kapaciteteve të armatës. 

Nga ana e ministrit dhe ambasadorit ishte përfunduar se bashkëpunimi në mbrojtje është në nivel të lartë dhe se do të vazhdojë të zhvillohet. Të dyja vendet, ishte theksuar, vazhdojnë në mënyrë aktive dhe intensive të bashkëpunojnë në kuadër të Aleancës me angazhime të ndërsjella për ruajtjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë transatlantike. fc/

Fotografia: MM

QËNDRONI TË LIDHUR