• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Misajllovski në panairin ndërkombëtar për mbrojtje në Turqi

Ministri Misajllovski në panairin ndërkombëtar për mbrojtje në Turqi

 Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajori Sashko Lafçiski, sot dhe nesër do ta udhëheqin delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Panairin e 4-të Ndërkombëtar të Mbrojtjes - Saha Expo 2024, i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë.

 Siç njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes, gjatë vizitës në Republikën e Turqisë, Misajllovski do të ketë takim me kolegun dhe nikoqirin e tij - ministrin e Mbrojtjes kombëtare Jashar Gyler.

"Sot dhe nesër, delegacioni i Maqedonisë së Veriut do të realizojë takime me përfaqësues të kompanive turke nga prodhimi i dedikuar dhe do të ketë mundësi të njoftohet me të arriturat më të reja tekniko-teknologjike në fushën e mbrojtjes", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR