• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri Minçev realizoi takim me drejtoreshën e ReSPA-së, Maja Hanxhiska Trendafillova

Ministri Minçev realizoi takim me drejtoreshën e ReSPA-së, Maja Hanxhiska Trendafillova

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Administratës publike Goran Minçev, sot realizoi takim pune me drejtoreshën e ReSPA, Maja Hanxhiska Trendafillova, ku informoi për aktivitetet prioritare në Ministrinë e re të Administratës publike.

Në fokus të bisedimeve, siç kumtoi Ministria, ishte bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe mbështetja e ardhshme dhe mundësitë për shfrytëzim të mekanizmave të ReSPA që vendi ynë ka mundësi t'i marrë si vend anëtar.

Drejtoresha e ReSPA, Trendafillova e ka informuar ministrin për misionin dhe funksionimin e ReSPA, që ka për qëllim ta mbështesë krijimin e institucioneve transparente, përgjegjëse dhe profesionale të administratës publike të cilat sigurojnë shërbime efikase në dobi të qytetarëve dhe bizneseve.

Njëherit, ReSPA aktivitetet janë kahëzuar edhe drejt organizimit dhe dërgesës së trajnimeve, konferencave, ngjarjeve dhe publikimeve të cilat kanë për qëllim të transmetojnë njohuri dhe shkathtësi të reja, si dhe të lehtësohet këmbimi i përvojave në kuadër të rajonit, mes rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së.

Ministri Minçev falënderoi për kon tributin dhe mbështetjen që ReSPA ia jep vendit tonë në proceset kyçe reformuese dhe pret bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Me ReSPA-në, siç ceket në kumtesë, këtë vit kryeson shteti ynë. ab/

Foto: Ministria e Administratës Publike

QËNDRONI TË LIDHUR