• e martë, 03 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ministri Mexhiti në inspektim të ndërtimit të shtratit të lumit "Golem Dol" në fshatin Orizarë të Likovës

Ministri Mexhiti në inspektim të ndërtimit të shtratit të lumit

Likovë, 16 prill 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do të kryejë inspektim të aktiviteteve për ndërtimin e shtratit të lumit "Golem Dol" në fshatin Orizarë, komuna e Likovës.

Ndërtimi i shtratit të lumit "Golem Dol" në fshatin Orizarë, kumtuan nga zyra e Mexhitit, po realizohet me mbështetje financiare nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në vlerë të përgjithshme prej 15 milionë denarë.

Gjatësia totale e shtratit është 830 metra, ndërsa lartësia e mureve 1,4 metra dhe ka për qëllim të parandalojë përmbytjet dhe të sigurojë menaxhim më të mirë me ujërat. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR