• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministri Lutkov për vizitë pune në Ohër dhe Strugë

Ministri Lutkov për vizitë pune në Ohër dhe Strugë

Shkup, 17 tetor 2025 (MIA) – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Strugë dhe Ohër. 

Ministri Lutkov, siç bëri të ditur kabineti i tij, në Strugë do ta vizitojë objektin e dëmtuar të përmendores Shtëpia e Vjetër Strugane në rrugën “Vëllezërit Milladinovci” numër 16 – shtëpia e Vllado Maleskit e cila është shpallur trashëgimi e rëndësishme kulturore.

Në Ohër ministri Lutkov do ta vizitojë bibliotekën “Grigor Përliçev”, ku do të flasë në ceremoninë me rastin e kthimit të “Ungjillit të Zgjedhjeve në Pçinjë” i cili konsiderohet si shkrimi më i vjetër i ruajtur në fondin e bibliotekës. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR