• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Ministri Lutkov në Zagreb: Për ne është e çmueshme ndarja e përvojës kroate në turizëm

Ministri Lutkov në Zagreb: Për ne është e çmueshme ndarja e përvojës kroate në turizëm

Shkup, 23 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, sot në Zagreb zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Turizmit dhe Sportit të Kroacisë, Tonçi Glavina, pas çka filloi vizitën e tij dyditore të punës në Kroaci.

Në takim, siç kumton Ministria e Kulturës dhe Turizmit i cili kaloi në një atmosferë miqësore dhe konstruktive u shkëmbyen mendime për zhvillimin e turizmit dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri Lutkov theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve mike, qeveritë e të cilave ofrojnë mbështetje të ndërsjellë në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe atë të kulturës dhe turizmit.

Ministri, para kolegut të tij kroat e prezantoi transformimin e Ministrisë së Kulturës e cila nga ky vit integroi segmentin e turizmit, duke theksuar prioritetet në punën që janë në drejtim të zhvillimit të turizmit kulturor - manastirit, turizmit sportiv dhe të ngjashme.

"Ministri Lutkov theksoi se ne kemi resurse dhe dëshirë për të zhvilluar turizmin tek ne, ndërsa përvojat e Kroacisë, si një nga vendet lider në fushën e turizmit në kuadër botëror, janë të vlefshme për ne dhe janë me dobi dhe rëndësi të madhe për zhvillimin dhe nxitjen e potencialit turistik të Maqedonisë. Lutkov e informoi kolegun e tij kroat për Qendrën kulturore dhe informative të Maqedonisë në Zagreb, për të cilën pritet të zgjerojë kompetencat e saj në fushën e turizmit dhe arsimit", thuhet në komunikatë. rq/

Foto: Ministri i Kulturës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR