• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Lloga në Ankara u prit nga kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit të Turqisë, Akarça dhe prokurori i lartë suprem, Shahin

Ministri Lloga në Ankara u prit nga kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit të Turqisë, Akarça dhe prokurori i lartë suprem, Shahin

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Vizitën dyditore të punës në Republikën e Turqisë, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, e filloi me takim me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kasacionit të Republikës së Turqisë, Mehmed Akarça dhe prokurorin e lartë suprem, Bekir Shahin.

Lloga, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Drejtësisë, shoqërohej nga kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, nga kryetari i PTHPNKOK-së, Islam Abazi, nga  ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dhe përfaqësues nga  Ministria e Drejtësisë.

Në takim u shkëmbyen mendime, përvoja dhe informacione për një njohje më të mirë me sistemet gjyqësore, për pozitën, funksionimin dhe rolin e pushtetit  gjyqësor, me theks të veçantë në punën e gjykatave supreme dhe prokurorive publike.

Ministri Lloga falënderoi Akarça dhe Shahin për pritjen dhe mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve do të vazhdojnë të intensifikohen edhe në periudhën e ardhshme.

"Praktika gjyqësore konsistente dhe e parashikueshme, është parakusht për sundimin e ligjit dhe sigurinë juridike dhe është veçanërisht e rëndësishme për rritjen e besimit të qytetarëve në funksionimin e sistemit gjyqësor. Për këto arsye, është planifikuar përforcimi i  bashkëpunimit, i cili do të realizohet me mbajtjen e takimeve të rregullta të punës", thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit të Turqisë, Mehmed Akarça dhe prokurori suprem publik, Bekir Shahin ranë dakord që të shkëmbejnë vizita ndërmjet institucioneve të dy vendeve me qëllim të fitimit të njohurive dhe përvojave të reja. fc/

Fotografia: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR