Ministri Ljutkov për vizitë në Vinicë
- Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Vinicë, ku do ta vizitojë lokalitetin arkeologjik Kalaja e Vinicës.
- Post By Sara Ademi
- 07:20, 24 tetor, 2025
Shkup, 24 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov sot do të qëndrojë për vizitë pune në Vinicë, ku do ta vizitojë lokalitetin arkeologjik Kalaja e Vinicës.
Siç kumtoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ljutkov është parashikuar në orën 12:00 të japë deklaratë për mediat.
Ljutkov do të marrë pjesë edhe në hapjen e Festivalit të humorit dhe satirës "In Vinica Veritas", ku në orën 19:00 do të mbajë fjalim para të pranishmëve. sa/
Foto: MIA arkivi