• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministri izraelit i Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim të fundit për banorët e Gazës që të largohen në jug të enklavës

Ministri izraelit i Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim të fundit për banorët e Gazës që të largohen në jug të enklavës

Jerusalem, 1 tetor 2025 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, sot lëshoi ​​një paralajmërim të fundit për banorët e Gazës që të largohen në jug, përndryshe do të "konsiderohen terroristë".

"Ky është shansi i fundit për banorët e Gazës që duan të lëvizin në jug dhe t'i lënë terroristët e Hamasit të izoluar në Gazë", deklaroi Kaci, i cituar nga mediat izraelite, derisa armata izraelite intensifikoi operacionet e saj në qytet.

 Kaci shtoi se ata që do të mbeten në Gazë do të konsiderohen "terroristë dhe mbështetës të terrorizmit".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR