• e enjte, 04 dhjetor 2025

Ministri irlandez për çështje evropiane dhe mbrojtje Birn sot në Shkup

Ministri irlandez për çështje evropiane dhe mbrojtje Birn sot në Shkup

Shkup, 30 korrik 2025 (MIA) - Ministri irlandez për çështje evropiane dhe mbrojtje, Tomas Birn sot ndodhet për vizitë pune në vend. Birn do të ketë takim me nikoqirin e tij - ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, ndërkaq do të pritet edhe nga presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.

Është paraparë që Murtezani dhe Birn të nbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita e Birn në rajon, e cila përveç Shkupit e përfshin edhe Prishtinën, siç është paralajmëruar nga kabineti i tij, do të fokusohet në eurointegrimin në prag dhe gjatë kryesimit irlandez me BE-në vitin e ardhshëm dhe angazhimin e shtuar të Irlandës në Ballkanin Perëndimor.

Para ardhjes në Shkup, Birn porositi se zgjerimi i BE-së do të jetë në fokus kyç gjatë kryesimit irlandez me Këshillin e BE-së.

"Shkoj në Kosovë dhe në Maqedoni të veriut për ta cekur mbështetjen e Irlandës për perspektivat evropiane të dy vendeve. Dëshiroj t'i inkurajoj dhe mbështes qeveritë në prishtinë dhe në Shkup, në përpjekjet e tyre për t'i zbatuar reformat e nevojshme për harmonizim me standardet e BE-së, me qëllim që të arrihet përparim i vërtetë në integrimin e tyre në BE gjatë kryesimit irlandez me Këshillin e BE-së vitin e ardhshëm", thekson ministri irlandez për çështje evropiane dhe mbrojtje, Tomas Birn. ab/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR