Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së Hegset do të bashkohet në samitin Tramp-Putin
- Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset është rrugës për në Alaskë, ai është në një aeroplan veçmas nga presidenti amerikan Donald Tramp, deklaroi një zyrtar i mbrojtjes për Si-En-En.
Uashington, 15 gusht 2025 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset është rrugës për në Alaskë, ai është në një aeroplan veçmas nga presidenti amerikan Donald Tramp, deklaroi një zyrtar i mbrojtjes për Si-En-En.
Hegset nuk ishte midis zyrtarëve në listën e atyre që udhëtuan me presidentin amerikan në samitin e tij me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuarpër luftën në Ukrainë.
Media, gjithashtu, publikoi se kryetari i shtabit të përbashkët të forcave të armatosura, gjenerali Dan Kejn, është gjithashtu rrugës për në Enkorixh, sipas orarit të tij të publikuar publikisht. ls/