Ministri i Mbrojtjes i Bosnjë dhe Hercegovinës, Zukan Helez për vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes
- Ministri i Mbrojtjes i Bosnjë dhe Hercegovinës, Zukan Helez sot qëndron për vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes.
- Post By Besnik Shuki
- 07:21, 1 tetor, 2025
Shkup, 1 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Bosnjë dhe Hercegovinës, Zukan Helez sot qëndron për vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në kuadër të vizitës janë paraparë disa aktivitete - ceremonia solemne para pllajës së Ministrisë, tet-a-tet bisedë me ministrin Vllado Misajllovski, biseda bilaterale të dy delegacioneve dhe në fund janë paraparë deklarata për media.
Në kuadër të vizitës, ministrat Misajllovski dhe Helez do ta vizitojnë edhe Akademinë ushtarake, ku do të marrin pjesë në orën e parë akademike. bsh/
Foto: Fejsbuk profili i ministrit Zukan Helez