• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministri i Kulturës do ta vizitojë monumentin Makedonium në Krushevë

Ministri i Kulturës do ta vizitojë monumentin Makedonium në Krushevë

Shkup, 11 shtator 2025 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov sot do ta vizitojë monumentin Makedonium në Krushevë për të cilin Qeveria ka ndarë 2,5 milionë denarë për mbrojtje ndërhyrëse pasi në një pjesë të mediave ishte publikuar se monumenti po shembet.

Projekti për mbrojtjen intervenuese të monumentit Makedonium, siç ishte njoftuar dje në konferencën për shtyp në Qeveri, duhet të realizohet deri në fund të vitit, ndërsa Enti dhe muzeu i Prilepit po punon në një projekt për rikonstruimin e plotë dhe konservimin e gjithë kompleksit i cili do të finalizohet deri kah mesi i vitit të ardhshëm. Ministria e Kulturës dhe Turizmit pastaj do ta konfirmojë dinamikën dhe planin për financim dhe rikonstruim të plotë. Një pjesë e ekspertizës do të jetë nga vendet e huaja.

"Rikonstruimi i monumentit Makedonium filloi para shumë vitesh dhe duhej të përfundojë në vitin 2017. Me heqjen e skelave në atë vit procesi ishte ndërprerë me dhunë dhe ishte lënë pa mbrojtje të nevojshme. Prej atëherë deri më sot, shtatë vite të plota nuk është ndërmarrë asgjë për përfundimin dhe mbrojtjen e tij gjë që ka lënë pasoja të thella në këtë monument të rëndësishëm kulturor", tha mbrëmë zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva.

Makedoniuimi është zbuluar më 2 gusht të vitit 1974, në ditën e tridhjetë vjetorit të mbledhjes së KAÇKM-së dhe 71 vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit. Monumenti simbolizon sfidën, luftën dhe përpjekjen e përjetshme të popullit të Maqedonisë për liri dhe shtet të pavarur. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR