• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga për vizitë dyditore në Hagë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga për  vizitë dyditore në Hagë

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë,Krenar Lloga, në kuadër të vizitës dyditore në Hagë, sot do të marrë në ceremoninë e nënshkrimit të Konventës së Lubjanës-Hagës në Pallatin e Paqes, 

Siç bënë të ditur nga Miistria e Drejtësisë,   është paraprë ministri Lloga ta nënshkruajë Konventën për bashkëpunim ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.

Në  ngjarje është paralajmëruar prania e ministrave të drejtësisë të më shumë se 80-të vendeve në botë. 

Nesër, ministri Lloga do të realizojë takim me kryetarin e Eurodrejtësisë Ladislav Hamran. 

"Takimi i cili është iniciuar nga kryetari  Hamran, është në kuadër të bashkëpunimit tashmë të krijuar, si dhe shqyrtimit të mundësive për ringritjen e çështjes së referimit të një prokurori nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Eurodrejtësi", informojnë nga MInistria e Drejtësisë.

Nga aty theksojnë se emërimi i një prokurori publik për lidhje nga shteti ynë në Eurodrejtësi është një nga parakushtet kyçe për realizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me këtë rrjet të përhershëm të autoriteteve gjyqësore në korniza botërore dhe garantimin e efikasitetit në luftën kundër krimit ndërkufitar.

 Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR