• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ministri Filkov takoi euroambasadorin Rokas

Ministri Filkov takoi euroambasadorin Rokas

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov u takua me shefin e delegacionit të BE-së në vend, Mihail Rokas. Në takim u diskutua për agjendën ligjvënëse, aktivitetet e planifikuara reformuese në gjyqësor, në Këshillin gjyqësor, Strategjinë sektoriale zhvillimore për gjyqësorin 2024-2028, Kodin penal, digjitalizimin e gjyqësorit, proceset eurointegruese, si dhe luftën kundër korrupsionit, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Ministri Filkov theksoi vendosmërinë se agjenda reformuese është prioritet i shtetit pas çka mbetet esenciale mbështetja nga BE për stabilitetin e vendit me shpresë vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh në frymën e vlerave të përbashkëta. 

Ambasadori Rokas potencoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është përsëri në krye të agjendës, ndërsa sfera e sundimit të ligjit është më e rëndësishme në kontekstin e eurointegrimeve. Shprehu gatishmëri për të mbështetur kapacitetet e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa paralajmëroi vizitën e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen në vend më 24 tetor të vitit 2024, qëndron në kumtesën e MD. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR