• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Filkov takohet me përfaqësues të AOGJSH-së

Ministri Filkov takohet me përfaqësues të AOGJSH-së

Shkup, 1 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov sot realizoi takim pune me përfaqësues të Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organet e drejtësisë dhe shoqatat e qytetarëve (AOGJSH), të udhëhequr nga kryetari Tërpe Deanoski. 

Në takimin, siç kumtuan nga Ministria e Drejtësisë, është biseduar për çështje që lidhen me marrëveshjen kolektive, statusin e punëtorëve, si dhe përgatitjen e zgjidhjeve ligjore. 

"Ministrisë së Drejtësisë i është shprehur mirënjohje për fillimin e procesit të përpunimit të Ligjit të ri për Shërbimin Gjyqësor. Zgjidhja e re ligjore synon përmirësimin e rregullores ekzistuese, duke siguruar kushte më të mira pune dhe të drejta të punëtorëve në sistemin gjyqësor", theksohet në kumtesën. 

Përfaqësues të AOGJSH-së e informuan ministrin Fillkov me të gjitha çështjet e hapura që janë me rëndësi të madhe dhe kërkuan mbështetje dhe përkushtim për zgjidhjen e tyre me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe forcimit të të drejtave të punëtorëve në sistemin gjyqësor. ls/ 

Foto: Ministria e Drejtësisë 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR